BE grant 430 mijë euro për fëmijët në nevojë: Jini kreativ, mos na shikoni si “Bankë”

Shqipëria

BE grant 430 mijë euro për fëmijët në nevojë: Jini kreativ, mos na shikoni si “Bankë”

Më: 28 prill 2016 Në ora: 17:48

Bashkimi Europian kërkon nga organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile që të mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe të nxjerrin të miturit nga situata të rrugës. BE ka dhënë një grant prej 430.000 euro grante që synon të mbështesë organizata të përfshirë në strategjinë e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve me synimin që të identifikohen të miturit në nevojë në të gjithë vendin.
Bashkimi Europian nëpërmjet një granti prej 430.000 euro synon të mbështesë shoqërinë civile për të bashkëpunuar ngushtësisht me organizta që mbrojnë fëmijët si viktima të trafikimit, ose të miturit në situatë rruge.
Anila Meco: Janë organizata të mëdha dhe të vogla, të vendosura në zona rurale apo edhe në qytete të cilat kanë në fokusin e punës së tyre të drejtat e fëmijëve, që punojnë në fushën e fëmijëve të dhunuar, të atyre të trafikuar apo janë në rrezik trafikimi.
Për përfaqëuesit e BE, granti duhet të investohet në punë konkrete për të shkuar deri në zonat më të thella ku ka informacionet për fëmijë të rrezikuar.
Erol Akdag: Shpresojmë që të kemi mundësi të shkojmë në terren të thellë. Mos na shikoni vetëm si ofrues parash, ne duam që këto grante të arrijnë në nisma apo organizata që punojnë në terren, sado të vogla të jenë. Disa projekte nuk kanë nevojë për shumë para, po ua lë juve në dorë të jeni kreativë. Bashkëpunoni me koordinatoret e projektit aplikoni per grante, ne do mbështesim idetë tuaja. Reflektoni”
Projekti do të zgjasë 30 muaj dhe identiikimi dhe mbështetja e njerëzve në nevojë do të kryhet nga organizata Save the Children dhe 28 organizata të shoqerisë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat