PD: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj të rinjve

Shqipëria

PD: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj të rinjve

Më: 21 shkurt 2016 Në ora: 14:17

Partia Demokratike, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka dënuar ashpër “dhunën e ushtruar ndaj të rinjve, ndaj të moshuarve, ndaj burrave e grave të Tiranës, që kanë dalë në mbrojtje të pasurisë së tyre, kanë dalë në mbrojtje të Parkut të Liqenit”.

“Kjo dhunë e shëmtuar burracakësh është urdhëruar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, për të mbrojtur aferën korruptive të ndërtimit të paligjshëm. Partia Demokratike mbështet qëndresën e shoqërisë civile dhe qytetarëve të Tiranës. Ne jemi në krahun e tyre në këtë lëvizje vendimtare për të ardhmen e qytetit dhe të demokracisë në vend. Partia Demokratike kërkon hetim të menjëhershëm nga prokuroria dhe vënie para ligjit të policëve që kanë ushtruar sot dhunë si dhe eprorëve të tyre. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve që janë shoqëruar në polici”, lexohet në deklaratën e PD-së.

“Protesta e qytetarëve të bashkuar në mbrojtje të pasurisë publike jo vetëm nuk ndalet, por do të përshkallëzohet deri në ndaljen e oligarkut lokal të Edi Ramës, mashtruesit të korruptuar Erion Veliaj. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të bashkohen nesër në orën 10 para Bashkisë dhe më pas në marshimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat