Ervin Salianji emërohet Sekretar për Aksionin Qytetar në PD

Shqipëria

Ervin Salianji emërohet Sekretar për Aksionin Qytetar në PD

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 23:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, emëroi sot Ervin Salianjin në detyrën e Sekretarit për Aksionin Qytetar.

Sipas një njoftimi për media nga PD-ja, ky sekretariat do të jetë në funksion të qytetarëve, zërit të tyre dhe nxitjes së tyre për mobilizim dhe aksion kundër arrogancës qeveritare, korrupsionit dhe padrejtësive.

“Z. Salianji vjen nga një​ përvojë në këtë drejtim, ku si koordinator i Partisë Demokratike dhe drejtues i Departamentit për të Drejtat e Njeriut ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe problematikat e tyre”, thuhet në komunikatën e demokratëve.

Ervin Salianji ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi dhe aktualisht po përfundon doktoraturën në të drejtë publike/kushtetuese. Në 2013-n u emërua koordinator për çështjet ligjore në Partine Demokratike, kurse në vitet 2011-2014 ishte avokati i qytetit të Tiranës. Salianji është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe ishte kandidat për kryetar të Forumit Rinor të PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat