Takimi Rama-Meta/Mazhoranca kërkon konsensusin e opozitës për reformën në drejtësi, pas konkluzioneve të Venecias

Shqipëria

Takimi Rama-Meta/Mazhoranca kërkon konsensusin e opozitës për reformën në drejtësi, pas konkluzioneve të Venecias

Nga: Gjergj Koja Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 15:30

Mazhoranca do të kërkojë konsensusin e opozitës për reformën në drejtësi pas konkluzioneve që do të japë Komisioni i Venecias.

Ky mësohet se është konkluzioni i takimit të zhvilluar mes Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, ku gjithashtu ishin të pranishëm ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ai i Transporteve Edmond Haxhinasto, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Takimi që ka zgjatur për rreth 90 minuta kishte në fokus të tij reformën në drejtësi, si dhe indrafstrukturën. Burime nga takimi bëjnë të ditur se ministri Manjani ka bërë një ekspoze të çështjeve që lidhen me drejtësinë, ndërsa Haxhinasto të projekteve në fushën e infrastrukturës.

Pas takimit asnjë prej pjesëmarrësve nuk ka bërë publike çështjet e diskutuara, por burime nga takimi konfirmojnë se përfaqësuesit e dy partive të koalicionit qeveritar kanë rënë dakort që për miratimin e reformës në drejtësi të kërkohet konsensusi i opozitës. Takimi Rama-Meta, u parapri nga një takim i Kryetarit të Kuvendit me Presidentin Bujar Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat