Brace i shqetësuar për takimin e Kukan me Berishën: A e pyete dot kush e vrau Aleks Nikën?

Shqipëria

Brace i shqetësuar për takimin e Kukan me Berishën: A e pyete dot kush e vrau Aleks Nikën?

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 10:49

Gjatë vizitës në Tiranë në kuadër të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi të europarlamentarëve Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, ky i fundit ka zhvilluar një takim edhe me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Kukan duke sqaruar takimin tha se nuk ka harruar faktin se Berisha ka qenë Kryeministër dhe miqësinë me të. Por duket se ky ky takim ka i europarlamentarit Kukan me ish-Kryeministrin Berisha ka shqetësuar deputetin socialist Erjon Brace. Ligjvënësi socialist kërkon të dijë nga Kukan nëse e pyeti Berishën se kush e vrau Aleks Nikën, duke qenë se para se të vinte në Tiranë, gruaja e Aleksit i dërgoi një letër Kukan, pikërisht për vrasjen e të shoqit.

“Ke të drejtë zoti Kukan, atë, Berishën nuk mund ta harrosh; Por, a e pyete dot kush e vrau Aleks Nikën?! Berisha ka pamjet. Aty duket vrasësi. Çdo gjë u rregjistrua nga kamerat e selisë së Berishës”, shprehet Brace.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat