Basha takon Kukan dhe Fleckenstein: Ligji i dekriminalizimit po sfidohet ende pa nisur zbatimin

Shqipëria

Basha takon Kukan dhe Fleckenstein: Ligji i dekriminalizimit po sfidohet ende pa nisur zbatimin

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 17:30

Reforma në Drejtësi, Dekriminalizimi dhe Zgjedhjet ishin çështjet e diskutuara mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe eurodeputetëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, të cilët po zhvillojnë një vizitë në Tiranë në lidhje me zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Në një prononcim për mediat, Kreu i PD-së tha se opozita është gatshëm për bashkëpunim pa kushte me mazhorancën për reformën në drejtësi. Por sipas Bashës është Kryeministri Edi Rama i cili nuk ka vullnet dhe nuk iu përgjigj ftesës publike të opozitës. Ndërsa në lidhje me dekriminalizimin Basha tha se ky ligj po sfidohet ende pa nisur punë. “Opozita shprehu vullnet për bashkëpunim të hapur dhe pa kushte me mazhorancën në fyrmën e konsensusit për të luftuar korrupsionin dhe jo për të kapur drejtësinë. Theksova rëndësinë që merr dialogu politik. Për një vit e gjysmë kryeministri nuk i është përgjigjur ftesës së opozitës për një punë konsensuale. Dy eurodeputetët kanë dhënë kontributin për marrëveshjen e 24 dhjetorit për dekriminalizimin dhe theksova faktin se shpirti i ligjit të dekriminalizimit po sfidohet ende pa nisur punë. Po përmend rastin e Arben Ndokës që u bë emblema e kauzës së dekriminalizimit. Sot ështrë figura kryesore e PS në Lezhë, i cili kërcënon me jetë një deputet të PS. Krimi nuk po ndahet nga Rama”, tha Basha. Sipas tij, personat me të shkuar kriminale po fuqizohen ekonomikisht dhe pa një nadrje të qartë mes tyre dhe politikës nuk mund të pretendohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat