BSH ligji të posaçëm për trajtimin e bankave në situata të vështira financiare

Shqipëria

BSH ligji të posaçëm për trajtimin e bankave në situata të vështira financiare

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 16:36

Banka e Shqipërisë synon të jetë një partner i hapur me sistemin bankar dhe në këtë drejtim ajo po përgatit hartimin e një ligji të posaçëm për trajtimin e bankave në situata të vështira financiare, që ndryshe në terminologji njihet si Resolution Law.

Ndër sfidat e BSH-së për vitin 2016 mbetet nxitja e kreditimit në mbështetje të sektorit privat dhe sigurisht me norma më të ulëta interesi. Ndërkohë që politika monetare gjatë këtij viti do të jetë përsëri në kahun lehtësues.

Banka e Shqipërisë synon përafrimin e shpejtë me modelin e bankës qendrore të sistemit evropian. Ndersa struktura e re organizative dhe strategjia trevjeçare e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë, do të orientojë një sërë vendimesh të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për përmirësim aktesh ligjore dhe nënligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat