Duma takohet me fermerët e Prrenjasit: Angazhim maksimal për bujqësinë, varfëria ka arritur kulmin

Shqipëria

Duma takohet me fermerët e Prrenjasit: Angazhim maksimal për bujqësinë, varfëria ka arritur kulmin

Nga: Gjergj Koja Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 15:06

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, gjatë bashkëbisedimit me banorët dhe fermerët e Prrenjasit u premtoi atyre angazhim maksimal të PD-së në sektorin e bujqësisë, sa kjo forcë politike të marrë pushtetin. Duma tha se niveli i varfërisë është rritur aq shumë sa shqiptarët luftojnë për bukën e gojës.

Qytetarët ngritën shqetësimin e mungesës së punës, dhe për pasojë rritjen e nivelit të varfërisë.

Qytetare: “Nuk kemi as punë, as bukë, as shtëpi, asnjë gjë nuk kemi. Jemi rrugëve.”

Qytetar: “Ishim në Greqi , erdhëm këtu, punë nuk ka. Mashtrime, gënjeshtra.”

Qytetar: “Patëm pak punë, kurse tani asgjë.”

Duma vlerësoi se gjendja ekonomike e banorëve të Përrenjasit, shumë prej të cilëve jetojnë falë bujqësisë është aq e madhe, sa u mungojnë dhe ushqimet bazë.

Grida Duma: “Ndërsa nuk blihet dot, ndërsa nuk shitet dot, produktet edhe hidhen. Hidhen produktet ndërsa qytetarët jetojnë në varfëri të skajshme të mbijetesës së ushqimit. Nuk flitet për punë. 10% e mbetur e Bashkisë së Përrenjasit deklarohet që midis 33-34 % jetojnë më ndihmën ekonomike.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat