Greqia: Minoriteti në Shqipëri po diskriminohet, u vjedhin shtëpitë

Shqipëria

Greqia: Minoriteti në Shqipëri po diskriminohet, u vjedhin shtëpitë

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 19:36

Akoma më shumë se sa Qeveria e tyre, janë mediat greke që shfaqin interes më të madh për minoritetin grek që jeton në Shqipëri. Gazeta “iEfimerida” dhe agjencia greke e lajmeve “ANA-MPA” pasqyruar vjedhjet e banesave të minoritetit grek në Dropull, në zonën e Gjirokastrës.

Ato thonë se, ky fenomen është në rritje, të cilat e krahasojnë me një “epidemi”.

Kryesisht vidhen banesat e minoriratëve grekë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, pra këto shtëpi janë bosh.

Agjencia greke e lajmeve, ka pyetur edhe kryetarin e komunës së Dropullit, i cili thotë se, autorët vjedhin e shkatërrojnë çdo gjë.

Disa banorë shprehen për mediat greke se, sulmet dhe vjedhjet bëhen për të terrorizuar minoritetin grek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat