Takimi në vilën 30/Mazhoranca: Për cështjet e reformës në drejtësi do të presim Komisionin e Venecias. Rakorduam qëndrimet mbi cështjet ekonomike

Shqipëria

Takimi në vilën 30/Mazhoranca: Për cështjet e reformës në drejtësi do të presim Komisionin e Venecias. Rakorduam qëndrimet mbi cështjet ekonomike

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 22:28

Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU, tre parti të koalicionit qeveritar, kanë rakorduar qëndrimet e tyre në lidhje me cështjet ekonomike, por edhe përsa i takon reformës në drejtësi. Drejtues të 3 partive dhe grupeve parlamentare, por edhe ministra, zhvilluan në vilën nr 30 në Tiranë një takim, që u inicua nga Kryeministri Edi Rama me qëllim rakordimin e qëndrimeve për cështjet më të debatueshme qoftë të politikës, ashtu edhe të ekonomisë. Në takim merrnin pjesë Kryeministri Rama, Kreu i Kuvendit Ilir Meta, kreu i PDIU-së dhe zv.Kryeparlamentari Shpëtim Idrizi, drejtuesit e Grupeve Parlamentare të PS-së dhe LSI-së, përkatësisht Gramoz Ruci dhe Petrit Vasili, kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, si dhe ministrat Sajmir Tahiri, Arben Ahmetaj dhe Edmond Panariti. Pas takimit, ministri i Ekonomisë, ka zbardhur disa nga cështjet e diskutuara, ndërsa ka vënë theksin në rakordimin e koalicionit mbi këto cështje.

“Me datën 17 shkurt FMN aprovon rishikimin mbi ekonominë shqiptare dhe rakorduam gjithë çështjet ekonomike, sigurisht dhe ato për sektorët prioritarë. Sigurisht që u diskutua në fund edhe çështja e reformës në drejtësi dhe është rakorduar për të pritur gjithë reflektimin e komisionit të Venecias. Kaq ishte”, tha Ahmetaj.

I pyetur nëse në takim është diskutuar edhe mbi Byronë e Hetimit, ministri i Ekonomisë tha se do pritet Komisioni i Venecias për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi.

Lidhur me FMN, nëse pritet një disbursim granti, Ahmetaj tha se nuk është thjesht një disbursim, patjetër që ka disbursim.Është një konfirmim i zhvillimeve pozitive ekonomike të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat