Basha: Byroja e Hetimit, jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme

Shqipëria

Basha: Byroja e Hetimit, jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme

Nga: Gjergj Koja Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 15:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi sërisht ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit për të luftuar korrupsionin në nivele të larta zyrtare. Basha tha se Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të jetë e pavarur e posaçme dhe mos ketë varësi nga institucionet qeveritare.

“Mendoj që është mirë të bëhet një transparencë e plotë sepse është një draft ku opozita ka dhënë konsensusin. Pa dyshim ekspertët amerikanë kanë bërë një punë të lavdërueshme por është qeveria ajo që ka përgjegjësinë për të dhënë dhe ajo konsensusin e saj ose për ta zbatuar më mirë të themi, pasi pretendon se e ka dhënë konsensusin e saj.
Projekti i Byrosë Kombëtare të Hetimit që pretendon Edi Rama nuk është ai që kishte ndërmend Edi Rama sepse ai ishte një plan për të kapur politikisht hallkën më të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit. Kush nga shqiptarët e beson se korrupsioni luftohet më mirë nga ministri i Brendshëm?

Në veçanti nga ky ministër i Brendshëm që është nën akuzë të drejtpërdrejtë nga punonjësit më të lartë të policisë si ndihmës i trafikantëve të drogës dhe që është vetëdeklaruar si person që ulet dhe bisedon në zyrën e ministrit të brendshëm me vrasës me pagesë? Po në tërësi koncepti që lufta ndaj korrupsionit luftohet nga ministri i brendshëm nuk qëndron sepse kush është faktori i parë i korrupsionit në një vend? Kush është faktori i parë i korrupsionit në Shqipëri? Qeveria.

Projekti i Byrosë Kombëtarë të Hetimit që pretendon Edi Rama nuk është ai që kishte ndërmend Edi Rama. Ai ishte një plan për të kapur politikisht hallkën më të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit.
E vendos ashtu sic e vendos kushtetuta, ashtu sic rekomandon komisioni i Venecias. Nuk mund të operohet me modele jashtë kushtetutës, aq më shumë tani që Komisioni i Venecias është shprehur qartë për këtë çështje, por të jetë nën ministrinë e Brendshme, kjo nuk mund të funksionojë, as me këtë ministër, as me këdo ministër të brendshëm.

Nuk mund të priten rezultate në luftën kundër korrupsionit që është produkt i keqqeverisjes. Prandaj mendoj që është absurde të pretendohet që mund të ecet me projektin e rilindjes, që ishte projekti i kapjes, i mbytjes të luftës kundër korrupsionit. Atë e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese.

Sot kemi një projekt tjetër, të përgatitur nga ekspertët amerikanë, të rakorduar politikisht me të gjitha palët dhe të future në një suazë kushtetuese nga rekomandimet e Komisionit të Venecias, kështu që në një pikë bie dakord, nëse është gati komisioni i reformës në drejtësi le të ulen që nesër ta marrin këtë produkt, ta adoptojnë ta bëjnë gati dhe ta sjellin javën tjetër në parlament”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat