Artan Hoxha ka një tjetër pistë për vrasjet në Elbasan

Shqipëria

Artan Hoxha ka një tjetër pistë për vrasjet në Elbasan

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 21:46

Sipas gazetarit Artan Hoxha, masakra e djeshme në qytetin e Elbasanit, mund të ketë autorë të tjerë, e jo ata të fisit Memaj të Elbasanit, që janë në hasmëri me fisin Çapja.

Duke folur në News24, Hoxha u shpreh se historia e këtyre dy familjeve dihet dhe mes tyre ka shumë të vrarë, më të shumtë nga fisi Memaj.

Për gazetarin Hoxha, situata e hakmarrjes mes fiseve Çapja dhe Memaj, mund të jetë shfrytëzuar nga një palë e tretë që mund të ketë konflikte me ta.

Sipas tij, këta persona e kanë ditur se çfarë do që të ndodhte, të dyshuarit e parë për këtë ngjarje do të ishin pjesëtarët e fisit Memaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat