Pr/buxheti 2016, Gjiknuri: Fondet më të mëdha adresohen për investime

Shqipëria

Pr/buxheti 2016, Gjiknuri: Fondet më të mëdha adresohen për investime

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:33

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, prezantoi të martën paradite, në komisionin e përhershëm të Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin, pr/buxhetin e vitit 2016 për sektorin energjitik dhe industrinë.

Ministri Gjiknuri tha se, ky buxhet është hartuar mbi bazën e parashikime afatmesme dhe fondi më i madh i tij, do të adresohet për investime të rëndësishme.

“Pr/buxheti parashikon fonde për gazifikimin e vendit dhe projekte për efiçencën e energjisë. Ndërsa një pjesë e buxhetit do të shkojë për vazhdimësinë e investimeve në sektorin e shpërndarjes së energjisë”-tha Gjiknuri.

Gjatë fjalës së tij, kreu i energjitikës, vuri në dukje se “Buxheti për ministrinë është modest, pasi mbulon shpenzimet bazë. Por me anë të tij synojmë të realizojmë të gjithë objektivat”.

Sipas tij, në prioritet të punës së dikasterit të energjitikës dhe industrisë do të jetë mbyllja e galerive të rrezikshme, ndërsa do ndërtohen dy nënstacione të reja elektrike në Tiranë që do të përmirësojë furnizimin me energji. Totali i invetimeve në 2013 ishte 3.1 mld lekë, ndërsa në 2016 ky zë është rritur në 20 mld lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat