Kryeministria: E vërteta e dekorimeve për ish-sigurimsat!

Shqipëria

Kryeministria: E vërteta e dekorimeve për ish-sigurimsat!

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 14:34

Kryeministria ka reaguar ndaj lajmit se Kryeministri Edi Rama ka dekoruar ish-krerë të Sigurimit të Shtetit me Medaljen e Mirënjohjes.

Zyra e shtypit të kryeministrit ka sqaruar se një gjë e tillë nuk është bërë këto ditë por bëhet fjalë për një vendim të vitit të shkuar dhe nuk janë dekoruar ish-sigurimsat, por gjithë veteranët e kategorisë I.

“Medalja e mirënjohjes i është dhënë vjet të gjithë veteranëve të kategorise I, jo emrave të veçante. Kush gëzon këtë status u dekorua vjet!”, sqaron kryeministria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat