Rrugët e papërfunduara duan miliona euro, Bode: Fondet shkojnë për fasada

Shqipëria

Rrugët e papërfunduara duan miliona euro, Bode: Fondet shkojnë për fasada

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:11

Disa nga rrugët kryesore tashmë të nisura, si ajo Tiranë-Elbasan, Rruga e Kombit, apo by-passet e Fierit dhe Vlorës kërkojnë fondet shtesë në miliona euro për t’u përfunduar, të cilat janë të papërballueshme për buxhetin e shtetit. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se projektet e tyre janë bërë gabim dhe kostot janë rritur ndjeshëm gjatë zbatimit të punimeve.

Qeveria nuk ka para për të përfunduar disa nga akset kryesore rrugore në vend, si Rrugën e Kombit, rrugën Tiranë-Elbasan, by- passin e Fierit dhe Vlorës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, ka deklaruar në Komisionin e Ekonomisë se projektet e këtyre rrugëve janë bërë gabim dhe gjatë zbatimit kostot janë rritur.
Sipas tij, vetëm Rruga e Kombit dhe ajo Tiranë-Elbasan kërkon në total 210 milionë euro.

Ahmetaj: Durrës-Morinë duhen të paktën edhe 160 milion euro.Para të cilat ne nuk i kemi. Kur do të mbarojë Elbasan-Tiranë unë jua thashë, do edhe 50 milion euro për shkak se projekti nuk ishte i saktë. Në këndvështrimin tonë është bërë me nxitim, është një rrugë tejet e rëndësishme, kërkon 50 milion euro të tjera. By-passi Fier përveçse ka problematikën e vet për shkak të donatorëve, gjurma bie mbi varrezën e qytetit.

Bode: Sigurisht që çdo vonesë që bën qeveria për shkak të dyzimit të saj për të financuar objekte të mëdha implikon kosto shtesë sespe kompanitë kanë mobilizuar kantierët e tyre. Dhe për çdo vonesë sigurisht që do tu kërkojnë dëmshpërblimin.

Braçe: Rruga e Elbasanit me këtë projekt që keni bërë, që e keni projektuar të gjithë rrugën mbi rrëshkitje. Po mirë mo çfarë të bëhet, të bëhet rruga mbi varreza? Po mirë mo si e bëtë projektin kur nuk keni marrë fare parasysh varrezat?
Opozita ka akuzuar qeverinë se se në buxhetin 2016 ka parashikuar fonde për fasadë dhe jo për investime.
Ndërkaq kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i vuri në dukje Ministrit Ahmetaj shqetësimin jo vetëm të opozitës, por edhe të deputetëve të mazhorancës për nivelin e ulët të realizimit të investimeve publike, që varen direkt nga dikasteri që ai drejton, si dhe planifikimin e një fluksi të madh të investimeve me fonde të huaja, ndërsa kontratat janë në kushte të vështira zbatimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat