Çako: Rajoni duhet të tregojë kujdes ndaj radikalizmit fetar

Shqipëria

Çako: Rajoni duhet të tregojë kujdes ndaj radikalizmit fetar

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 22:04

Kreu i Policisë së Shteti Haki Cako, tha të mërkurën gjatë takimit të Shefave të Policisë së vendeve të Europës Juglindore se vendet e rajonit duhet të tregohen të kujdesshme ndaj tendencave të radikalizmit fetar.

Sipas tij rasti i sulmeve të 13 nëntorit, në Paris tregon nevojën për unifikimin e strategjive dhe veprimeve operative teknike. Çako tha se fenomenet kriminale, por edhe terrorizmi, trafiku i qenieve njerëzore e lëndëve narkotike, kanë humbur dimensionin e lokal dhe kanë marrë një projeksion global.

Sipas kreut të Policisë së Shtetit, Shoqata e Europës Juglindore, ka arritur të konkretizojë realizimin e Sistemit të Menaxhimit të Informacionit kriminal, në bashkëpunimin me Europolin.

Ndërsa në të ardhmen policia shqiptare, dhe ajo e vendeve të rajonit pritet të përfshihet në platformën EMPACT, një Platformë Multidisiplinare Europiane kundër Kërcënimit nga Krimi, e cila lidhet me emigracionin e Takimi i Shefave të Policisë së Europës Juglindore nisi punimet të mërkurën dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së enjte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat