Aktiviteti kundër dhunës ndaj grave rëndon trafikun në rrugët e Tiranës

Shqipëria

Aktiviteti kundër dhunës ndaj grave rëndon trafikun në rrugët e Tiranës

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 19:13

Bllokimi i një pjese të bulevardit për shkak të një aktiviteti që zhvillohej në qendër të Tiranës kundër dhunës ndaj grave, ka krijuar një kaos të vërtetë në qarkullimin e mjeteve nëpër rrugë pasditen e sotme.

Më e rënduar është paraqitur situata tek Rruga e Durrësit deri në qendër, hyrja nga Zogu i Zi drejt Unazës, në të dy krahët e saj, si dhe në rrugën e Kavajës e atë ‘Myslym Shyri’.

Drejtuesit e mjeteve nuk janë lajmëruar një ditë më parë për bllokimin e disa rrugëve në kuadër të këtij aktiviteti, çka ka bërë që situata të jetë mjaft e rënduar me makina që kanë pritur në radhë për minuta të tëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat