Gjosha: Reforma në drejtësi duhet të kryhet sa më parë

Shqipëria

Gjosha: Reforma në drejtësi duhet të kryhet sa më parë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 13:17

Paraditen e së martës, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, për përfshirjen e kësaj kategorie në procesin e integrimit.

Ministrja Gjosha, e ka vënë theksin tek progres-raporti i Komisionit Europian, që sipas saj vlerëson arritjet me reformat dhe progresin në implementimin e 5 prioriteteve kyçe.

Lidhur me marrëdhëniet mes institucioneve dhe shoqërisë civile, Gjosha tha: “Në këto vite marrëdhënia mes institucioneve dhe shoqërisë civile nuk ka qenë aty ku duhet. Shumë shpejt do të krijohet Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile dhe shpresoj që përmes këtij mekanizmi raporti mes institucioneve dhe shoqërisë civile të lehtësohet. Shpresoj që ky organizëm t'i japë zgjidhje kësaj problematike”.

Për progres-raportin, Gjosha ka nënvizuar se, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit në procesin e integrimit, Shqipëria ndodhet në një pozicion të mirë, ndërsa ka shtuar se, “reforma në drejtësi duhet të kryhet sa më parë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat