Deputetja e PD letër Gjiknurit: Pakt me zemër në dorë për banorët e varfër të Kukësit

Shqipëria

Deputetja e PD letër Gjiknurit: Pakt me zemër në dorë për banorët e varfër të Kukësit

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:14

Deputetja e PD-së për qarkun e Kukësit, Mimoza Hajdarmataj i ka dërguar një shkresë të vecantë ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri, të cilit i kërkon një pakt me zemër në dorë për banorët e varfër të zonës që ajo përfaqëson.
“Të gjendur në kushte të vështira ekonomike, në prag dimri dhe pa asnjë ndihmë apo mbështetje nga shteti, shumë familje në Tropojë, Kukës dhe Has, po përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike”, thotë deputetja Hajdarmataj.
“Në cilësinë e deputetes së Qarkut Kukës, i kam nisur këtë letër- kërkesë, Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Z. Gjiknuri, për të ndërhyrë në zgjidhjen e situatës në favor të këtyre familjeve në nevojë. " “Nderi" që kërkohet nga shteti në këtë rast është që, të "vejë dorën në zemër" dhe t’i trajtojë ashtu siç janë këto familje, si shtresa më në nevojë e shoqërisë dhe "t’i favorizojë" me një marrëveshje pagese të energjisë me këste mujore 10 mijë ose 20 mijë lekë në muaj, kur të ardhurat mujore të tyre nuk e kalojnë atë të një ndihme sociale prej 34 mijë lekë në muaj. A thua po i biem shumë në qafë këtij shteti me këtë kërkesë? Nuk po kërkojmë t'ju falë borxhet, siç bëre me CEZ-in, por vetëm të vjelë këto borxhe me ritme më të ngadalta dhe jovrastare për ato familje”, shprehet deputetja demokrate teksa depoziton shkresën e saj ligjore drejtuar ministrit të Energjetikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat