Ndodh vetëm në Shqipëri / Basha takon Bashën e Berishën, Rama takon Ramën... (Foto)

Shqipëria

Ndodh vetëm në Shqipëri / Basha takon Bashën e Berishën, Rama takon Ramën... (Foto)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 14:07

Rastësi ose jo, quajeni si të doni, por në Kombëtaren shqiptare ka tre futbollistë, të cilët mbartin mbiemrat e tre prej politikanëve më të rëndësishëm në Shqipëri.

Etrit Berisha, Migjen Basha dhe Valdet Rama, ky i fundit nuk është grumbulluar nga De Biasi në takimet e fundit, raporton Portali Albeu.

Edi Rama ishte takuar më parë me Berishën, Bashën dhe Ramën, por lideri i opozitës Lulzim Basha nuk ishte takuar me Bashën dhe Berishën (jo Doktori, por Etriti), shkruan Albeu.com.

Këtë gjë ai mundi ta bënte dje në Presidencë, aty ku ekipi Kombëtar mori medaljen "Nderi i Kombit".

Shumë interesante, Basha takon Bashën dhe Berishën. Sa keq që asnjë futbollist nuk e ka mbiemrin Meta.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat