PD kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Qeveria synon të formalizojë dhunën ndaj biznesit

Shqipëria

PD kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Qeveria synon të formalizojë dhunën ndaj biznesit

Nga: Gjergj Koja Më: 12 tetor 2015 Në ora: 17:11

Deputetët e PD në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë kanë kundërshtuar ndryshimet në ligjin e Kodit Penal me pretendimin se ky ligj nuk sjell rritje të standartdve.
Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat të henën pasdite ku është shprehur se “Komisioni i Ekonomisë diskutoi ndryshimet në ligjin e Kodit Penal ku opozita reagoi ashpër duke i quajtur propozimet e qeverisë si formalizim të dhunës ndaj bzinesit. Këto masa i kanë kontestuar edhe grupet e interesit, pasi asnje prej tyre nuk është konsultuar ose nuk është pyetur nga qeveria për këto ndryshime, si dhe ashpërsojnë klimen e biznesit”.
“Ligji nuk ka për qëllim të përafrojë legjislacionin me atë të BE, as rritjen e standardeve, por thjesht mbylljen e bizneseve. Ligji është hartuar pa anjë analize në lidhje me masat ndëshkimore, pa marrë parasysh modelet europiane”, kanë deklaruar deputetët e PD në Komisionin e Ekonomisë, thuhet në njoftimin për mediat të PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat