Fjalimi i Ramës para kombëtares, kujton golat e Serbisë: Hodhën baltë mbi ju

Shqipëria

Fjalimi i Ramës para kombëtares, kujton golat e Serbisë: Hodhën baltë mbi ju

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 16:22

Fjalimi i Ramës para kombëtares shqiptare në Kryeministri, kujton mallkimin e 2 minutave të fundit me Serbinë Hodhën balt mbi ju

I shtrenjti kapiten i skuadreës, karisimo Xhani, i nderuar president i Federatëzs Shqiptare të Futbollit, miq, më lejoni që përulësisht t’ju faleneroj me gjithë zemer dhe tju shpreh mirënjohjen më të thellë për arritjen tuaj historike.

Mbrëmë kurorëzuat vrapimin më të vështuirë dhe emocionues të jetës suaj dhe padyshim të gjithë historisë së futbollit shqiptar. Vrapimin 2 vjecar drejt një ëndrre të pa mundur të cilën deri 2 vjet më parë askush s’guxonte ta shihte as me sy mbyllur jo më me sy hapur, përvec trajnerit që deri sa mori nënshtetsinë shqiptare, ka pasur në mendje se mund ta ngjiste me fanellën kuqeazi majën e frikshme të finaleve evropiane.

Rikthimi i papritur i mallkimit të 2 minutave të fundit e fashiti në sytë e shumëkujt ëndrrën e jashtëzakonshme. Madje fatkeqësisht nuk ishin të pakët ata që u sollën keq me ju, harruan gjithçka që kishit bërë, prapësëprapë ju i kishit dhuruar futbollit diçka që askush para jush s’kishte arritur as të imagjinonte, një Shqipëri të denjë konkurruese, krenare, që e cila arriti të luftonte për të shkuar në finalet e mëdha.

Harruan se kishit për ballë një skaudër që në letër s’krahasohet me tonën, harruan fare se grupi ynë ishte një ferr i vërtet, ku pas hedhjes së shortit as më optimisti s’do guxonte të vënte bast.

Ngatërruan lojën me luftën, topin mr armët, dashurinë për kombëtaren me urrejtjen për fqinjet, u lëshuan me fjalët më të padenja ndaj jush, s’po llogaris këtu hic fare gjuajtjen ndaj meje, se është pjesë e punës sime. Kush se ka veshur fanellën kuqezi s’e kupton peshën e rëndë të përgjegjësisë që sjell mbi kokë, zemër, supe, stomak. Për mua që e kam pasur atë privilegj në rininë time, në ndeshje ku e ku, është më e lehtë ta marr me mend se cfarë ndjenit ju sa herë që ngjitheshit drejt majës së frikshme. Vetëm ju e dini cfarë barre të tmerrshme psikologjike. U bënë stuhi që ju rrëzoi dy herë, madje rrëzimi i dytë i ngjau këputjes së litarit një krah larg, …nuk do e harroj kurrë në dhomën e zhvedhjes, kokët e fshehura nëpër duar, trupat e ngrirë si të pajetë, zërin e kapitenit që përkthente duke u munduar të nxirrte energjitë e fundit, momenti dramatik i vetmisë.

Momenti që bën dallimin mes skuadrave të vërterta si e juaja me skuadra që mund të kenë gjithë yjet e botës por treten pakthim. Ishte momenti i provës së madhe të karakterit që vendos rrjedhën e fatit të një skuadre në vitet që vijnë.

Fati është me ata që nuk dorëzohen. Dua t’ju them sot se doja me gjithë shpirt për ju në radhë të parë fitoren e mbrëmshme, por këtë ceremoni këtu e kisha përgatitur pavarësisht nga rezultati.

Po të kishim humbur sot do ishim sërish këtu. Edhe sikur ju të mos ja kishit dalë, kësaj historie fantastike që do mbahet mend për breza të tërë, prapësëprapë kjo kombëtare do ishte në majën më të lartë të historisë.

Si kurrë më parë ju e bëtë Shqipërinë të preki ëndrrën në daljen në finale. I mblodhët shqiptarët para TV anembanë trojeve shqiptare dhe botës mbarë, duke e ktheyr cdo ndeshje në një finale emocionesh. Shkruat një faqe të lavdishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat