Rrëzohet kërkesa e Mark Frrokut për mbyllje hetimesh/Gjykata e Lartë: Hetimet vazhdojnë deri më 28 Dhjetor

Shqipëria

Rrëzohet kërkesa e Mark Frrokut për mbyllje hetimesh/Gjykata e Lartë: Hetimet vazhdojnë deri më 28 Dhjetor

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 12:27

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Mark Frrokut për mbylljen e hetimeve. Kjo Gjykatë la në fuqi vendimin për shtyrjen e hetimeve deri në më 28 dhjetor të këtij viti. Ndërkohë Frroku ka theksuar se është i bindur për pafajësinë e tij dhe se arrestimi që i është bërë sipas tij, është i paligjshëm. “Do të provoj që jam i pafajshëm për akuzat. Arrestimi im i paligjshëm, ndërsa arrestimi im është politik. Po më shkatërrojnë familjen dhe biznesin, kryeprokurori ka si qëllim burgosjen time, do provoj që jam i pafajshëm për akuzat”, ka thënë Frroku. Ndër të tjera, Frroku ka thënë se nuk ka bërë ndërtim të paligjshëm dhe as pastrim parash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat