Qeveria, 5 milionë lekë familjes së komandantit Simon Gjeta

Shqipëria

Qeveria, 5 milionë lekë familjes së komandantit Simon Gjeta

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 20:24

Qeveria do t’i akordojë një ndihmë financiare prej pesë milionë lekësh familjes së kreut të FNSH-ve të Shkodrës, i cili u vra në krye të detyrës të shtunën e kaluar. Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur që kjo shumë të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Vendimi i qeverisë

VENDIM PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES SË TË NDJERIT SIMON GJON GJETA, ISH-PUNONJËS POLICIE, I VRARË NË KRYE TË DETYRËS.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, ndryshuar, dhe të ligjit nr. 160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave vendosi:

Dhënien e ndihmës financiare prej5 milionë lekësh familjes së të ndjerit Simon Gjon Gjeta, ish-punonjës policie në Komisariatin e Policisë të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, i vrarë në krye të detyrës.

Ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat