Cako në Selanik për bashkëpunimin në luftën kundër narko-trafikut

Shqipëria

Cako në Selanik për bashkëpunimin në luftën kundër narko-trafikut

Nga: Gjergj Koja Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:10

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, i shoqëruar nga Drejtori për Narkotikët dhe Trafiqet Idajet Faskaj, zhvilloi një vizitë pune në Selanik të Greqisë , në  Drejtorinë e Policisë Selanik.

Çako u prit nga  Drejtori i Përgjithshëm i Selanikut Gjeneral Vasilis Musidhis dhe nga  Drejtori i Përgjithshem i Maqedonisë Qëndrore me qendër në Selanik, Gjeneral Nikos Vanduvaqis.

Musidhis dhe Çako kanë vlerësuar  maksimalisht bashkëpunimin që eksiston aktualisht ndërmjet dy policive, e në veçanti  bashkëpunimin në luftën kundër  trafikimit të lëndeve narkotike.

Në takim u diskutua për çështjet e  bashkepunimit në fushën e Krimit të Organizuar dhe në veçanti të Drogës, ku palët janë dakortësuar  për forcimin e bashkëpunimit policor.

Gjatë vizitës në Drejtorinë e Policisë Selanik , delegacioni i Policisë Shqiptare vizitoi Sallën e Komandimit, ku menaxhohet dhe kontrollohet i gjithë qyteti nëpërmjet kamerave, për trafikun rrugor, për  tubime, manifestime apo aktivitete masive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat