Ndeshja me Serbinë/Berisha: Rama ka urdhëruar anullimin e biletave, 3000 tifozë nuk do të lejohen të hyjnë në stadium

Shqipëria

Ndeshja me Serbinë/Berisha: Rama ka urdhëruar anullimin e biletave, 3000 tifozë nuk do të lejohen të hyjnë në stadium

Nga: Gjergj Koja Më: 7 tetor 2015 Në ora: 17:01

Veprim skandaloz dhe të papërgjegjshëm e ka cilësuar ish-Kryeministri Sali Berisha, anullimin e biletave dhe moslejimin në stadium të mijëra e mijëra fansave kuq e zi. Përmes një komenti në Facebook, Berisha shkruan se Edi Rama ka urdhëruar anullimin e biletave me motivin e sigurisë së ndeshjes.

”Edi Rama në mënyrën më absurde ka urdhëruar anullimin e biletave të mijëra e mijëra tifozëve kuq e zi, me motivin e sigurisë për ndeshjen. Si pretekst për këtë vendim absurd dhe antiligjor të qeverisë, ka shërbyer fakti se nga kontrolli i emrave, 2800 blerësve kuqezinj të biletave, 200 prej tyre nuk ishin emra real. Pra qeveria, për shkak të 200 fansave që kishin blere biletat me emra të tjerë, ndëshkoi në menyre absurde jo vetëm këta 200 por edhe 2700 të tjere, të cilet i kishin blerë biletat me emrat e tyre të vërtetë.

Ky është një akt shume i rëndë dhe arbitrar ndaj mijëra djemve dhe vajzave që kanë sakrifikuar aq shumë prej vitesh, materialisht dhe fizikisht, për të mbështetur kombëtaren tonë në mbarë stadiumet e Europës. Zëvendësimi i tyre me militantë partiakë brenda dhe jashtë administratës, që nuk kanë shkelur ndonjëherë në stadium, është goditje e rëndë jo vetëm për fansat kuqezinj, lëvizjen e tyre sportive të qytetëruar, jetike për suksesin e ekipit tone por eshte dhe nje privim absurd i ekipit tonë kombëtar nga energjia e madhe e zjarrtë që çlirojnë dhe induktojnë në mbështetje të lojes së tij. Ata nuk mund të zëvendësojne kurrë për entuziazimin e tyre, sado që të shtiren në stadium militantët partiak, as dhe burokratët e qeverisë!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë vendim arbitrar të qeverisë, i bëj thirrje prokurorisë së shtetit të nderhyje me urgjencë për bllokimin e këtij urdhëri të turpshëm dhe arbitrar, që ka lenduar shumë fansat kuqezinj dhe lëvizjen e tyre energjizuese të futbollit shqiptar! Urime ekipit tonë!! Fitoreee!!!”, shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat