Akuzat ndaj Myqerem Tafaj, caktohet trupa gjykuese në Gjykatën e Lartë

Shqipëria

Akuzat ndaj Myqerem Tafaj, caktohet trupa gjykuese në Gjykatën e Lartë

Nga: Gjergj Koja Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:30

Gjykata e Lartë ka përcaktuar përmes shortit trupën gjykuese në gjyqin ndaj ish-ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj. Ky i fundit akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë në Qeverinë Berisha. Relatori i Kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë është Tom Ndreca, ndërsa anëtarët e tjera janë, Evelina Qirjako, Artan Broci, Majlinda Andrea dhe Shkëlzen Selimi.
Tafaj, aktualisht deputet i PD është gjetur fajtor nga Prokuroria për shkeljen e ligjit me akreditimin e 4 fakulteteve të Vitrinës. Sipas organit të akuzës këto fakultete kishin programe jo cilësore dhe ish-ministri ka pasur dijeni për këtë fakt pasi vetë Këshilli i Akreditimit pranë Ministrisë së Arsimit ka kundërshtuar në katër raste kërkesën e ish-universitetit “Vitrina”, tashmë i mbyllur me vendim qeverie.
7 muaj Ministrja aktuale e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla kallëzoi paraardhësin e saj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat