PD mbledh Kryesinë të shtunën. Basha kërkon dorëheqjen e Metës: Ka marrë rryshfet nga kompania që mblidhte borxhet e CEZ-it

Shqipëria

PD mbledh Kryesinë të shtunën. Basha kërkon dorëheqjen e Metës: Ka marrë rryshfet nga kompania që mblidhte borxhet e CEZ-it

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 16:44

Pas mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar demokrat, Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së PD-së, e cila do të mbahet pasditen e së shtunës. Burime nga PD konfirmojnë se Kryesia pritet të përcaktojë aksionin politik të partisë më të madhe opozitare përgjatë muajve të vjeshtës, por edhe mbi procesin e analizës së rezultatit të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit. Mbledhja e Kryesisë zhvillohet gjithashtu në një kohë kur PD pritet të publikojë propozimet dhe platformën e saj në lidhje me reformën për drejtësi, ndërsa ka vendosur si kusht për tu bërë pjesë në këtë proces marrjen parasysh të propozimeve të saj nga mazhoranca, por edhe dekriminalizimin.Kryesia mësohet se do të përcaktojë agjendën e Grupit Parlamentar, edhe pse ky duket një vendim formal për faktin se pak ditë më parë kreu demokrat Lulzim Basha në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar kërkoi nga deputetët që të denoncojnë në sallën e Kuvendit cdo vendim, ligj apo inisiativë të Qeverisë që bie ndesh me interesat e qytetarëve.

“Në nje kohe kur qytetaret vuajne çdo dite per buken e gojes dhe qeveritare te korruptuar dhe te kapur nga krimi e kane kthyer Shqipërinë në Kolumbi, opozita do të përcaktojë aksionin e saj politik për kthimin e vendit në rrugën e zhvillimit, sigurisë dhe integrimit. Për aksionin politik të opozitës në një situatë jashtëzakonisht të vështirë që po kalon vendi ku kriza ekonomike dhe pasiguria ka vështiresuar jetën e 90% të familjeve shqiptare të cilët sot shohin si të vetmen mundësi emigrimin, krimi dhe trafiku i drogës e kane kthyer vendin ne ditet e saj me të zeza. Çdo ditë po dalin në drite fakte tronditese të mbrojtes që policia dhe zyrtarë të lartë të qeverisë i bëjnë trafikanteve”, ka deklaruar Basha në ditët e fundit.

Partia Demokratike ka ngritur vazhdimisht shqetësimin lidhur me situatën jashtëzakosnisht të vështirë ekonomike dhe sociale që po kalon vendi sipas saj.

“Korrupsioni ka arritur rekorde historike. 170 milion dollare vetem ne 6 muaj i mungojne buxhetit te shtetit,ndersa mbare opinion eshte njohur me lidhjet qe zyrtare dhe ish zyrtare te larte te qeverise kane me trafikante. Sot media investigative Birn ka bere te ditur se avokatet qe perfaqesojn e OSHEE-ne ne nje gjygj arbitrazhi nderkombetare ne Viene thone se ka prova se Ilir Meta ka marre rryshfet nga biznesmeni i akuzuar per mashtrim dhe pastrim parash i dyshuar se ka orkestruar nje skeme mashtruese te mbledhjes se borxheve te CEZ Kastriot Ismaili”, ka deklaruar Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat