Sindikata: Mësuesit shqiptarë kundër testimit, duan kontrata pune

Shqipëria

Sindikata: Mësuesit shqiptarë kundër testimit, duan kontrata pune

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 15:19

Sindikata e Pavarur e Arsimit të Tiranës ka dalë sot kundër testimit që pritet të bëhet në dhjetor për mësuesit shqiptarë. Në emër të të gjithë mësuesve Anila Kosova kryetare e kësaj sindikate kërkoi që testimi të mos kryhet dhe mësuesve t’u lidhen kontratat e punës, për të gëzuar kështu të gjitha të drejtat që iu afron ligji.

Kosova argumenton se ky testim i ri është i panevojshëm pasi mësuesit zotërojnë një diplomë, kanë vjetërsi pune dhe kanë kryer më herët testimet e kualifikimit sipas vjetërsisë; çdo 5 vjet, 10 apo 20 vjet, dhe se kjo skemë është e mjaftueshme për të matur aftësitë e tyre profesionale.

Kosova: Testimi i mësuesve është i panevojshëm, ata kanë një diplomë

"Sigurisht mësuesit janë kundër testimit, është diskutuar dhe disa herë, unë jam prononcuar dhe në media për këtë pjesë. Testimi i mësuesve është i panevojshëm, e kemi ngritur këtë problematikë por gjithsesi nga Ministria e Arsimit është thënë para pak ditësh që testimi do bëhet në dhjetor, por pjesa më e madhe e mësuesve nuk është dakord me këtë testim. Sepse është një testim i panevojshëm pasi mësuesit kualifikohen çdo 5, 10 dhe 20 vjet. Kështu që ky është një testim i panevojshëmpër mësuesit, dhe pjesa dërrmuese e tyre nuk do që të testohet sepse nuk mendoj që nëpërmjet testimit do të rankohen mësuesit dhe do të themi kush është mësuesi më i mirë dhe kush është mësuesi më i dobët. Tashmë mësuesit janë në pozicionet e tyre, kanë marrë një diplomëdhe sigurisht dinë ta zotërojnë atë çka japin në klasë tek nxënësit," thotë Anila Kosova, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Tiranës.

Pikërisht për të diskutuar të gjitha këto problematika dhe shqetësime në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2015-2016, mësuesit u mblodhën sot në një konferencë të jashtëzakonshme në Tiranë. Krahas testimit ata ngritën si shqetësim edhe mungesën e kontratavetë punës, pa të cilën nuk kanë aspak siguri në punë. Të gjitha këto shqetësime i kanë kaluar Ministrisë së Arsimit.

Kosova: Mësuesit kërkojnë një kontratë pune

"Jemi mbledhur për të diskutuar për fi llimin e vitit shkollor dhe për shqetësimet që në fakt kanë vetë mësuesit e Tiranës, në prag të fillimit të vitit shkollor , për shkak se në fakt akoma nuk kemi një kontratëkolektive e cila i shqetëson pjesën e të gjithë arsimtarëve të cilët janë anëtarë të Sindikatës. Sigurisht problemet janë të shumta, problem i madh në fakt është pjesa që mësuesit kërkojnë një kontratë dhe kontrata duhet të bëhet. Justifikimi është që baza ligjore është e paplotësuar sa duhet," shpjegoi Anila Kosova.

Zonja Kosova akuzon edhe presidentin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar, Nevruz Kaptelli se i ka lënë mësuesit në mëshirë të fatit, dhe po abuzon me detyrën dhe fondet që ka në dispozicion sindikata.

Sipas saj, ai nuk po kujdeset për shqetësimet e arsimtarëve ndaj dhe duhet të jap dorëheqjen. Viti i ri shkollor 2015-2016 nis më 15 shtator dhe aktualisht nxënësit janë duke blerë librat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat