Arrestimi i 33 vjecarit, prokuroria zbardh detaje nga operacioni/Mero: Hashashin e kam për përdorim mjekësor

Shqipëria

Arrestimi i 33 vjecarit, prokuroria zbardh detaje nga operacioni/Mero: Hashashin e kam për përdorim mjekësor

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 17:39

"Hashashin që më keni sekuestruar e kam për përdorim mjekësorë dhe me të kuroj babanë e sëmurë.” Është ky justifikimi që ka dhënë para oficerëve të policisë dhe prokurorëve 33 vjecari Alban Mero, i arrestuar dy ditë më parë në Tiranë. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur detaje të operacionit që çoi në prangosjen e Meros, ku gjithçka ka nisur mesditën e 29 gushtit në rrugën Jordan Misja. Sipas hetimeve Mero ka kryer vjedhjen e 200.000 mijë lekëve në banesën e fqinjës së tij shtetases me iniciale L.B., ndërsa ai dyshohet dhe për një sërë veprash të tjera penale.Gjatë kontrollit të banesës së vjedhur policia ka sekuestruar gjurmë papilare të cilat kanë korresponduar me ato të 33-vjeçarit tashmë nën akuzë si dhe 2 pistoleta e 3 pushkë. Për këto armë të ngjashme me atë të forcave speciale i riu mësohet se e ka pranuar që ato i përkasin atij, por ka shpjeguar se janë armë të mbetura nga vitit i mbrapshtë 1997.

Deklarata e plotë e Prokurorisë

Me date 30.08.2015, nga Drejtoria e Policise Qarkut Tirane , komisariati Policise Nr.3, ka ardhur materiali i arestimit ne flagrance te shtetasit A. Mero i dyshuar per veprat penale te “Vjedhjes”, “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje te armeve te gjuetise dhe sportive”, vepra keto te parashikuara nga nenet 134, 278, 280 dhe 283 te K.Penal.

Me date 29.08.2015 rreth ores 12:00 eshte njoftuar nga salla operative se ne rrugen “Jordan Misja” kishte ndodhur vjedhja e baneses se shtetases L.B. Nga ana e sherbimeve te policise u kalua ne vendin e ngjarjes ku u konstatua se persona te paidentifikuar kishin thyer deren e gjumit te baneses se shtetases L.B dhe kishin vjedhur nje sasi pre 200.000 lekesh te reja. Nga kqyerja e vendit te ngjajres nuk u gjeten gjurme papilare, por u moren disa objekte, qese plasmasi ku dyshohet se mund te kete gjurme te vlefshme per identifikim.

Nga deklarimi i shtetases, L.B. rezultoi se kjo shtetase kishte dale nga banesa rreth ores 09:30 dhe kishte shkuar tek nje ambient prane baneses se saj, ambient te cilin e kishte pershtatur si parukeri. Ne banese ajo kishte lene djalin dhe vajzen e saj. Deren e dhomes se gjumit ajo e kishte mbyllur. Rreth ores 11:40 ishte njoftuar nga vajza e saj qe dera e dhomes ishte e thyer dhe rrobat ishin bere rremuje. Kjo shtetase dyshon tek disa persona, banore te zones.

Nga teresia e veprimeve hetimore te kryera rezultoi se nje nder personat e dyshuar per kete veper penale ishte shtetasi A. Mero. Menjehere pas identifikimit eshte ushtruar kontroll ne banesen e ketij shtetasi.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banese si dhe ne nje depo brenda oborrit te baneses jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale sendet e meposhtme;
Nje sasi lende bimore me ngjyre jeshile, e ngjashme ne ere dhe karakteristika si ajo e bimes narkotike Cannabis Sattiva, me peshe 581.8 grame; Nje pistolete kaliber 8 mm (pa numer), se bashku me nje kreher me 18 (tetembedhjete) cope fisheke; Nje pistolete, se bashku me nje kreher me 3 (tre) cope fisheke ne te; Nje pushke model-56,
kaliber 7.62 mm, me qyte dhe tyte te shkurtuar, pa gypin e gazrave, se bashku me nje kreher me 6 (gjashte) cope fisheke ne te; Nje pushke sportive pa numer; Nje arme gjahu; Tre krehera ku secili prej tyre me nga 5 (pese) cope fisheke; Dy maska me ngjyre te zeze; Nje feneline me dy llampa me ngjyre te zeze dhe gri; Tete aparate telefoni celulare te markave te ndryshme; Nje dylbi arme; Nje pale dylbi me ngjyre te zeze; Nje qese me pulla fiskale me mbishkrimin Ministria e Financave; Nje elektrik me ngjyre te zeze, si ato qe vendosen ne koke.

Pas konstatimit te sendeve te mesiperme, eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit A. Mero, i cili ka deklaruar se lenden narkotike, armet luftarke, armet sportive si dhe municionet qe jane gjetur dhe sekuestruar nga sherbimet e policise ne banese jane te tijat. Ai sqaron se armet luftarake dhe municionet kane mbetur ne banesen e tij qe nga viti 1997, ndersa lenden narkotike cannabis sativa e ka blere para 3 vitesh per qellime mjekësore, konkretisht per te kuruar babain e tij te semure. Ai e ka mohuar faktin qe te kete kryer vjedhjen e baneses se shtetases L.B.

Nga kontrolli personal i shtetasit A. Mero atij i jane gjetur nje sasi prej 61.000 leke te reja, per te cilat ai deklaron se kishte kursyer prej disa kohesh.
Nga deklarimi i te arrestuarit, ka disa mosperputhje, gje e cila krijon dyshime te bazuara se ky shtetas eshte autor i mundshem i vjedhjes se baneses se shtetases L.B.
Eshte bere sekuestrimi i sendeve te pershkruara me lart, si dhe jane perpiluar vendimet perkatese per lenden narkotike, armet dhe fisheket.
Ne keto rrethana shtetasi Alban Mero, mbi bazen e dyshimeve te bazuara ne provat e administruara ka konsumuar elementet e veprave penale per te cilat ai eshte i dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat