Berisha nxjerr qytetarin dixhital dhe Erlën

Shqipëria

Berisha nxjerr qytetarin dixhital dhe Erlën

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 21:49

Sali Berisha ka publikuar në Facebook ankesën e një tjetër qytetari, që ai e quan dixhital.

Përbën lajm që përveç ankesës së qytetarit, Berisha ka postuar edhe një fotografi, ku kësaj here ai nuk shfaqet i vetëm si zakonisht, por përkrhah zëdhënëses së tij Erla Mëhilli.

Tani lind pyetja, a ka qenë kërkesë e “doktorit” që të dalë me Erlën, apo Erla ka nxjerrë vetë veten meqë kujdeset për komunikimin e “doktorit” me mediat?

Sidoqoftë, ja cili është denoncimi që përcillte Berisha:

“Qytetari dixhital denoncon vjedhje te xhepave te atyre qe vuajne denimin te institucioni burgut Korçe! sb

“I nderuar zoti Berisha. Ekziston nje dyqan ku te burgosurit bejne blerje te ndryshme, prane IEVP Korce.

Abuzimi konsiston ne faktin qe cmimet e produkteve qe u tregtohen te denuarve, jane gati dyfish I cmimeve te tregut. Po ashtu familjaret nuk cojne me ushqime, ua kane ndaluar, duke I detyruar keshtu te bejne blerje vetem te ai dyqan. Per produktet qe nuk jane ne dyqan, si karta telefoni etj, I detyrojne te blejne te nje restorant ( ish Shtepia e Oficerave), pasi kete e administron personi qe ka edhe dyqanin e burgut.

Ky person eshte Anesti Xega, funksionar I LSI ne Korce, qe eshte shef te drejtoria arsimore, administron dhe dy dyqanet e siperpermendura.

A kontrollon administrata e burgut cmimet e shitjes??? Apo jane te lidhur te gjithe!!!!!

Kete e degjova si problem nga nje nene e nje te denuari, e cila nuk dinte kujt t I drejtohej!! Nuk kam besim te askush-tha!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat