Batërdia me pronat, 4 institucione marrëveshje për të hetuar rastet e fallsifikimit të dokumenteve të pronësisë

Shqipëria

Batërdia me pronat, 4 institucione marrëveshje për të hetuar rastet e fallsifikimit të dokumenteve të pronësisë

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 14:54

Agjensia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Policia e Shtetit, Avokatura e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë nënshkruar një marrëveshje ndërinstitucionale me qëllim dhënien fund të abuzimeve me pronat. Marrëveshja është firmosur nga drejtuesit e 4 institucioneve që angazhohen për të hetuar të gjitha rastet që kanë të bëjnë me falsikimin e dokumenteve, përmes të cilave është përfituar pronë në mënyrë të paligjshme.

Drejtoresha e AKKP-së Sonila Qato, shprehu shqetësim për nivelin e lartë të falsifikimit të pronave me të cilin ndeshet çdo ditë. “Shumë prej rasteve të konstatuara mbartin elementë të veprave penale falsifikim dokumentash, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale”, tha Qato.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha se marrëveshja synon kthimin e ligjshmërisë në të drejtën e pronave, ndërkohë që premtoi hetim të thllë për çdo rast të dyshuar falsifikimi.
Pak kohe me pare ne ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme u mbajt një takim mes firmëtareve të sotëm të marrëveshjes me qëllim nisjen e një verifikimi të thellë në të gjitha qarqet e vendit për dosjet e falsifikuara të pronës.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se hajdutët e pronave nuk do ti gëzojnë hapësirat që kanë zaptuar apo përfituar me dokumente fallse.

Duke iu referuar 4 institucioneve që nënskruan marrëveshjen e sotem, Rama tha se, “këto 4 institucione kanë në dorë fatin e pronës në Shqipëri.Suksesi në këtë betejë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për integritetin moral dhe juridik të këtij vendi”.

“Kjo nuk është luftë vetëm kundër grabitësve, por edhe gjyktësve, të cilët janë bërë palë me grabitësit. Por kjo gjë do të ndryshojë dhe do të vendoset se kush e meriton të mbajë togën e gjykatësit dhe kush nuk e meriton togën e gjykatësit, madje meriton shumë më pak sesa qytetarët e lirë të këtij vendi”, theksoi kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat