Zgjedhjet e 21 qershorit, politika në pritje të raportit të ODIHR

Shqipëria

Zgjedhjet e 21 qershorit, politika në pritje të raportit të ODIHR

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 01:01

Certifikimi i standardeve ndërkombëtare të këtyre zgjedhjeve që sapo kaluam, do të kryhet përmes raportit përfundimtar që misioni i OSBE/ODIHR-it do të publikojë në muajin shtator. Të dyja palët do të kalojnë një test sa i takon angazhimit të tyre, dhe po ashtu do të jenë në garë për të parë se ankesat e kujt për palën kundërshtare do të jenë përfshirë në raportin e zonjës Glover.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, misioni i OSBE/ODIHR ka prezantuar raportin paraprak të zgjedhjeve.
Ambasadorja Audrey Glover tha se fushata ishte e qetë, por se mungesa e vullnetit politik dhe politizimi i institucioneve vazhdoi të minonte procesin zgjedhor. “Pati një sjellje të qartë ndërmjet kandidatëve. Toni i fushatës ishte në përmirësim në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Komponenti më i rëndësishëm janë vetë zgjedhësit, të cilët duhet të kenë mundësi të votojnë në mënyrë të lirë dhe të jenë të sigurt që vota e tyre do të numërohet si duhet.

Ne nuk mendojmë se të gjitha kërkesat u përmbushën. KQZ në përgjithësi ka funksionuar në mënyrë të hapur, por karakteri i politizuar i diskutimeve çoi në disa vendime jo kundraligjshme. Zonat e administrimit zgjedhorë nuk kanë punuar në mënyrë efikase sepse nuk ju dha materiali zgjedhor në kohën e dukur nga KQZ. KQZ nuk pati të dhëna në kohë në faqen e saj”, tha Glover. Ndërsa prezantonte raportin, Ambasadorja Glover tha se ecuria e zgjedhjeve ishin pozitive, por janë vënë re edhe disa problematika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat