Financat e partive, përzgjidhen ekspertët që do realizojnë auditimet

Shqipëria

Financat e partive, përzgjidhen ekspertët që do realizojnë auditimet

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 16:41

Mbi 20 ekspertë do të hidhen në short për auditimin e fondeve të shpenzuar nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore. Me përfundimin e afatit të përcaktuar nga KQZ për ekspertët auditues të financimit të partive politike ka rezultuar një numër i ulët i kërkesave, ndonëse është kaluar pragu ligjor për këtë proces.
Burime nga KQZ konfirmojnë se edhe pas ftesës së përsëritur nga KQZ , ekspertët kanë shfaqur interes të ulët për t’u bërë pjesë e këtij shorti.
Ndërkaq janë përjashtuar nga kjo garë 4 auditues të cilët nuk përmbushin kriteret ligjore për këtë proces, por pavarësisht kësaj pragu prej 20 audituesish është tejkaluar. Ndërkaq mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve rreth datës 10 gusht.
Në bazë të Kodit Zgjedhor parashikohet që jo më vonë se 5 ditë nga shpallja e rezultatit përfundimtar, KQZ emëron me short ekspertët kontabël për të kryer auditimin e fondeve të përfituar dhe të shpenzuara nga partitë politike për fushatën zgjedhore. Pas këtij momenti partitë politike janë të detyruara të japin informacionin e duhur për ekspertët kontabël lidhur me financimin e fushatës zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat