Sot fillon puna për Kopshtin Zoologjik të Tiranës

Shqipëria

Sot fillon puna për Kopshtin Zoologjik të Tiranës

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 18:56

Një ditë mas marrjes së postit, kreu i ri i Bashkisë së Tiranës njoftoi sot së ka nisur punën për ndërtimin e Kopshtit Zoologjik të Tiranës.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kryebashkiaku, i cili postoi në profilin e tij në Facebook, një foto nga zyra e tij, ku kishte pritur arkitektin gjerman Peter Rasbach.

“I lumtur që mikprita sot në Bashki një nga arkitektët më të mirë për ndërtimin e kopshteve zoologjike, Peter Rasbach. Nga sot fillon puna për Kopshtin e ri Zoologjik të Tiranës”, shkruan Veliaj.

Gjatë fushatës, Erion Veliaj, premtoi rigjenerimin e Kopshtit Zologjik, ndërsa prezantoi edhe projektin e vet për kthimin e tij në një ambient argëtues për fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat