Veliaj me autobus në punë (Foto)

Shqipëria

Veliaj me autobus në punë (Foto)

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 11:30

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas betimit dhe marrjes së detyrës dje zyrtarisht duket se do të përdorë transportin publik për të shkuar në punë.

Qytetari i parë i Tiranës është fotografuar sot ndërsa priste urbanin në një stacion dhe më pas brenda tij duke udhëtuar për në punë, pavarësisht kushteve aspak komode që ofrojnë urbanët e kryeqytetit.

Në fotot e publikura, duket se Veliaj ka zgjedhur urbanët, pikërisht për të parë se në çfarë situate gjendet transporti publik sot, për të cilin ka premtuar shumë gjatë fushatës elektorale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat