Shqipëria mbështet zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë, reagon Moska

Shqipëria

Shqipëria mbështet zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë, reagon Moska

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 14:05

Shqipëria u është bashkuar vendeve që mbështesin zgjatjen e masave shtrënguese të Perëndimit kundër Rusisë deri më 31 janar 2016.

Në një deklaratë zyrtare të kryediplomates së Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, thuhet se përveç vendit tonë, sanksionet ekonomike ndaj Moskës i mbështesin edhe Mali i Zi, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Gjeorgjia dhe Ukraina.

Sipas deklaratës, BE-ja e vlerëson dhe e mirëpret angazhimin e këtyre vendeve kundër Rusisë si përgjigje për veprimet në lindje të Ukrainës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kremlinit përmes zëdhënësit Dmitri Peskov. “Sigurisht që ata mund t’i përkrahin shtrëngimet kundër nesh. Por natyrisht që ndaj tyre do të veprojë parimi i reciprocitetit”, tha Peskov për gazetarët të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat