Si ndërpritet kompensimi i energjisë kur fillon punë fëmija

Shqipëria

Si ndërpritet kompensimi i energjisë kur fillon punë fëmija

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 09:21

Në rastet kur fëmijët e pensionistëve që marrin kompensimin e energjisë elektrike prej 648 lekësh, fillojnë punë, atëherë ky përfitim ndërpritet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e ISSH-s në Tiranë ka një numër të lartë të përfituesve të cilët pavarësisht se fëmija ka filluar punë, nuk kanë e kanë deklaruar këtë ndryshim.

Vendimi qeverisë për mbrojtjen e shtresave në nevojë pas ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike përcakton se kur fëmijët janë në punë nuk përfitohet ky kompensim. Kur kompensimi është lidhur nga ISSH-ja dhe njëri nga fëmijët fillon punë, të moshuarit duhet të deklarojnë këtë ndryshim në të kundërt drejtoritë rajonale u heqin vet përfitimin prej 648 lekësh. Kjo bëhet falë lidhjes së sistemit të ISSH me atë të Zyrave të Punës, për të verifikuar çdo rast kur kompensimi i energjisë përfitohet në mënyrë abuzive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat