Fullani në prokurori, do t'i komunikohen akuzat

Shqipëria

Fullani në prokurori, do t'i komunikohen akuzat

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 16:55

Ardian Fullani nga sot është zyrtarisht i pandehur.

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u paraqit në Prokurorinë e Tiranës ku do t’i komunikohen akuzat.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre në vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari vitin e shkuar si dhe në tenderin për shitjen e hotel “Dajtit”.

Hetimet e Njësisë Task- Forcë të Prokurorisë së kryeqytetit zgjatën një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat