Dhuna në jetimore, Reka: Jam pushuar padrejtësisht, s’isha prezent

Shqipëria

Dhuna në jetimore, Reka: Jam pushuar padrejtësisht, s’isha prezent

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 23:03

Albert Reka, njëri nga 3 të pushuarit nga puna në jetimoren e Shkodrës, i akuzuar për dhunë ndaj fëmijëve tha se nuk ishte i përfshirë në atë që ndodhi.

Në një intervistë për A1 Report, Reka tha se ka qenë larguar në momentin që ka ndodhur ngjarja me fëmijën dhe se i ishte afruar fëmijës vetëm për ta çuar nga toka pasi ishte rrëzuar dhe do ta çonte të lante buzët që i kishte të gjakosura.

Ai tha se është pushuar nga puna në mënyrë të padrejtë dhe se tani po proçedohet në gjendje të lirë.
« Jam larguar nga puna në mënyrë të padrejtë. Unë e kam çu me la buzët fëmijën pasi ishte me gjak. Unë nuk kam ushtru dhunë ndaj fëmijëve. Kur dolën dy gratë unë nuk isha aty në ato momente. Vajza rrëzohet për tokë dhe unë shkoj dhe e mar vajzën. Unë isha pjesë vetëm kur e çova fëmijën nga toka dhe jo tek dhuna », - tha Reka.

Ndërsa pyetjes se ai ishte pjesë e videos, reka ju përgjigj se nuk ka lidhje fare me atë që ka ndodhur dhe se vetëm dje e ka marë kur videoja po shpërndahej masivisht në rrjete sociale. Ai ka thënë se në atë kopësht nuk është ushtruar asnjëherë dhunë.

« Jo nuk jemi pjesë, unë dje e kam marë vesh. Nuk e dija, unë dje e kam marë vesh pasi më thanë që video është shpërndar. Në atë jetimore ka 25 fëmijë, nga mosha 2-8 vjeç. Jetimorja ka një rregull shumë të qartë që duhet ndjekur. Është hera e parë që shoh një skandal të tillë. Unë nuk kam parë dhunë, unë kam dalë i pa fajshëm. Unë nuk kam qenë tek ai skandal. Unë nuk kam mbuluar askënd. Që prej 10 vitesh që unë punoj aty, aty nuk është ushtruar dhunë. Në atë moment un kam pas ikur », - tha Albert Reka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat