Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare: Rriten primet e sigurimit vullnetar

Shqipëria

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare: Rriten primet e sigurimit vullnetar

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 23:48

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - maj 2015 arritën mbi 2,169 milionë lekë, ose 6.33% më shumë se në periudhën janar - maj 2014.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 9.96% krahasuar me 5 mujorin e 2014.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - maj 2015, patën rritje me 12.63% kundrejt periudhës janar - maj 2014.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar - maj 2015 siguruan mbi 1,058 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 69.56%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 21.27% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - maj 2015, vihet re një ulje prej 4.65% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.44% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - maj 2014.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - maj 2015, arritën në rreth 451 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 46.81% në krahasim me periudhën janar - maj 2014.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - maj 2015, arritën mbi 386 milionë lekë, ose 15.54% më pak se në periudhën janar - maj të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat