Reagimi zyrtar/ MJ çeke: Viktima të një krimi të dhunshëm, Shqipëria vend me siguri të lartë

Shqipëria

Reagimi zyrtar/ MJ çeke: Viktima të një krimi të dhunshëm, Shqipëria vend me siguri të lartë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 20:15

Ministria e Jashtme e Çekisë ka reaguar për vrasjen e dy turistëve çekë në fshatin Prekal.

Zedhenesja e kësaj ministrie Michaela Lagronova, deklaroi se kjo ngjarje po hetohet si një krim.

Viktimat, nje burrë dhe nje grua u gjeten te vrare ne automjetin e tyre ne veri të Shqipërisë pranë qytetit të Shkodrës, ne nje zone e cila tërheq shumë turistë”, tha zedhenesja.

Ministria thekson se situata e sigurisë ne Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm ne 10 vitet e fundit dhe është nje nje nivel me shtetet evropiane, por thekson se duhet pasur kujdes me lëvizjet ne zonat malore ne kufi me Kosovën dhe Malin e Zi, raporton Vizion Plus.

Ndërsa konsullja çeke në Tiranë, Radka Calabkova u tha mediave çeke se turistët kane qene viktima te një krimi të dhunshëm, që nuk duhet të ndodhte. “Ky është një rast i jashtëzakonshëm”, tha Calabkova, e cila ka vetëm tre muaj që kryen detyrën e konsulles në Tiranës.

Ajo shtoi se hetimi është ne fazat e para dhe se ambasada çeke nuk disponon më shumë informacion.

Si zedhenesja e ministrisë, edhe konsullja çeke ne Tirane, sollën ne kujtese rastin e tre turisteve ceke te zhdukur 14 vite me pare, fati i te cilëve nuk dihet ende. Lajmi per vrasjen e turisteve çeke eshte publikuar edhe nga shume media nderkombetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat