Malaj: Vrasja e turistëve ngjarje e shëmtuar, të rritet prania policore në këto zona

Shqipëria

Malaj: Vrasja e turistëve ngjarje e shëmtuar, të rritet prania policore në këto zona

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 19:56

Dy shoqatat kryesore të turizmit në Shqipëri, Unioni Turistik dhe Shoqata Shqiptare e Turizmit kanë reaguar për ngjarjen e ndodhur në Dukagjin ku humbën jetën dy turistë çekë.
Sadik Malaj, në studion e Ora News bëri apel për zbardhjen e menjëhershme të saj.
Sadik Malaj: “Ngjarja është shumë e rëndë dhe ne si Union Turistik shprehim indinjatën për këtë rast, që është i shëmtuar. Por që praktikisht ashtu siç po përcillet edhe në mediat ndërkombëtare po bën jehonë për keq dhe po kthehet në një bumerang për punën tonë”.
Malaj, apeloi autoritetet për t’i informuar më shumë turistët e huaj që shijojnë individualisht Shqipërinë, por njëherësh edhe forcimin e pranisë policore në zonat e thella turistike.
Sadik Malaj: “Problem është dhe prezenca e policisë në këto zona, nuk sheh askund prezencë të policisë së rendit”.
Më herët me anë të një njoftimi edhe Shoqata Shqiptare e Turizmit ATA, i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla që dëmtojne reputacionin e Shqiperise si vend turistik.
Vrasja e dy turistëve çekë vlerësohet si një ngjarje tronditëse dhe nga më të rëndat për turizmin shqiptar në vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat