Shqipërisë i janë larguar 100 mijë shtetas në 4 vjet

Shqipëria

Shqipërisë i janë larguar 100 mijë shtetas në 4 vjet

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 18:54

INSTAT përmes Vjetarit Statistikor Rajonal 2015 ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë viteve të fundit, Shqipëria ka përjetuar ndryshime të dukshme.

Jo vetëm që popullsia banuese ka pësuar ulje nga 2.913.017 në vitin 2010 në 2.894.476 në vitin 2014, por një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ka lëvizur brenda Shqipërisë.

Ashtu siç ndodh zakonisht me migracionin, disa grupe të shoqërisë kanë prirje më të madhe për të lëvizur.

Kjo ka një impakt të qartë, me një shtrirje të gjerë në përbërjen e popullsisë së qarqeve të ndryshme të Shqipërisë.

Nëse do të gjykonim normat bruto te migracionit të brendshëm neto, pra raportin e diferencës midis hyrjeve dhe daljeve nga secili qark me popullsinë përkatëse shprehur për mijë banorë, do të shohim se janë Dibra, Berati dhe Kukësi qarqet që kanë një normë bruto të migracionit neto shumë të ulët, respektivisht – 11,2, – 9,6 dhe – 9,6 për mijë. Ndërkohë janë vetëm dy qarqe, Tirana dhe Durrësi që kanë normat bruto të migracionit të brendshëm neto më të lartë, madje janë dhe qarqet e vetme që kanë norma pozitive, respektivisht 9,1 dhe 3,4 për mijë banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat