Malaj:Rritje me 2% e rezultateve të maturantëve në krahasim me 2014

Shqipëria

Malaj:Rritje me 2% e rezultateve të maturantëve në krahasim me 2014

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 16:12

Menjëherë pas publikimit të rezultateve të lëndëve me zgjedhje për maturantët, zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, në një intervistë tha se në një analizë të përgjithshme të provimeve në terësi, sivjet kemi një rritje minimale prej 2 % në krahasim me rezultatet e vjetshme.

Sipas saj, trendi i rritjes së rezultateve pozitive tregon se ka ende punë për të bërë në sistemin e arsimit.

“Për herë të parë u fut anglishtja në klasat e nënta si provim i detyruar në bazë të ligjit për arsimin parauniversitar. Si provimi i anglishtes, ashtu edhe provimi i gjuhë-letërsisë, matematikës dhe lëndës me zgjedhje, pothuajse kanë patur një trend pozitiv. Për shembull, po të shikojmë në provimin e gjuhës së huaj, rezultatet kanë qënë afër nivelit shumë të lartë, mbi 90% të pritshmërisë që maturëntet kanë pasur. Ndërsa kalueshmëria ka qënë mbi 98 %. Kjo do të thotë që rezultatet e maturanëtëve në raport me dijet që kanë marrë gjatë vitit dhe provimet e maturës shtetërore, kanë qënë rezultati i pritur nga objektivat e përcaktuara nga mësuesit nëpër shkolla”, tha Malaj.

Duke iu referuar provimit të gjuhës shqipe, zv/ministrja nënvizoi se janë gjimnazet ato qe sërisht kanë rezultatet më të larta, krahasuar edhe me vitin e kaluar.

“Po ta shohim krahasimisht me 2015 dhe 2014, verejme se rezultatet më të mira i kanë gjimnazet në 2015. Në gjimnaz, nota mesatare eshte 6.87 me kalueshmëri 98 %.
Sa i përket provimit të gjuhës shqipe dhe letërsise, vihet re se prej rreth 40.111 maturantësh, kalueshmëria ka qënë me 95% dhe me notë mesatare 6.5″, - theksoi ajo.

Në rast se bëjmë një krahasim me 2014 dhe me 2013, kemi një situatë më pozitive dhe por ta shohim nga diferenca nga viti në vit për numrin e maturantëve që kanë marrë pjesë për çdo vit, vetëm 12.881 nxënës kanë marrë notën 8, 9 edhe 10. Ndërsa përqëndrimi më i madh i nivelit të rezultateve të maturës në këtë provim është në notën 7 , duke treguar edhe një nivel mesatar të testit dhe duke realizuar atë që quhet objektiv i caktuar, sqaroi më tej Malaj.

Sakaq, si një përparësi që i është dhënë tregut të punës në lidhje me arsimin profesional, ajo shpjegoi se rezultatet e nxënësve janë më të mira se në 2014, si në gjimnaz po ashtu në arsimin profesional.

“Sa i përket provimit të matematikës, vihet re që shifra e maturantëve që kanë marrë notë 5 është e lartë. Në këtë drejtim niveli i dijeve minimaliste janë të konsiderueshme dhe duhet punuar shumë fort. Përqëndrimi i maturantëve është më i madh në notën katër, pesë apo gjashtë”, - tha ajo.
Duke bërë krahasimin e tabelave, gjimnazi ka qënë ai që ka patur arritjet më të mira, me notën notën mesatare 6.37, me kalueshmëri 93 % . Në arsimin profesional është me notën 4.97 dhe me kalueshmëri 72 % dhe me kohë të pjeshme 4.72 dhe kalueshmëri mbi 63 %”, nënvizoi Malaj.
Sa i përket rezultateve më të mira, në kuadër të shtrirjes gjeografike, zv/ministrja shpregoi se qytetet më të mëdha janë ato që kanë pasur edhe rezultatet më të mira, ku sërisht ka kryesuar Tirana si qark.

“Rezultatet më të mira i kemi në qytetet më të mëdha që kanë edhe vlersueshmërisë me të madhe dhe notat më të mira. Po të shohim provimin e gjuhë letërsisë, Berati ka marrë 5 dhjeta, Devolli një 10, Dibra një 10. Rezultatet më të mira i ka Tirana qytet, që ka numrin më të madh të nxënësve me 10, duke mbajtur rekordin e vleresimit”, -theksoi Malaj.

Sakaq, numrin më të madh të mbetësve e ka Tirana si qark, në lëndën e gjuhë letërsisë, Shkodra dhe Korça. Ndërsa në matematikë, numrin më të madh të nxnësve mbetës e ka sërisht Tirana si qark, Durrësi, Korça dhe Elbasani.

Në lidhje me formularin A2 , Malaj tha se ne bazë të rregullores, formulari do të dalë javën tjetër, nëpëmjet Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Ndërsa në lidhje me kuotat në universitet, Malaj shpjegoi për ATSH-në se nuk ka asnjë tendencë për ulje kuotash.

Gjithashtu, zv/ministrja keshilloi maturantët për të pasur kujdes me zgjedhjet e preferencave të tyre, që të mund të listojnë ato degë, që kanë mundësi të fitojnë, në varësi të përllogaritjes së pikëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat