Meta: Zgjedhjet e 21 qershorit historike

Shqipëria

Meta: Zgjedhjet e 21 qershorit historike

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:39

Në mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Intergrim, Ilir Meta u shpreh se zgjedhjet e 21 qershorit ishin historike dhe më të mirat që janë mbajtur ndonjëherë për shqiptarët.

“Qytetarët me votën e tyre zgjodhën 61 kryetarët e rinj të bashkive në vend. Treguan një kulturë qytetarie dhe civilizimi. LSI ka qenë dhe mbetet ende e preokupuar për mbarëvajtjen e demokracisë dhe standardeve. Qeveria është ende e çoroditur dhe në drejtimin e paditur", tha kryetari i LSI-së

Meta falenderoi të gjithë ata që votuan për LSI-në, të gjithë ata që votuan për koalicionin e ASHE-së.

“LSI në 11 bashki doli forcë e dytë. Ky rezultat tregon se kemi një progres të jashtëzakonshëm si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel ndërkombëtar”, u shpreh Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat