OSBE: Për të bërë drejtësi duhet dëgjuar zëri qytetar

Shqipëria

OSBE: Për të bërë drejtësi duhet dëgjuar zëri qytetar

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 09:40

Në formunin e radhës për sistemin e drejtësisë, në praninë e ekspertëve, OSBE kërkoi që për të bërë një reformë të pranueshme, duhet me patjetër dëgjimi i zërit qytetar. Konsultimi me publikun kursen kohë tha numri dy i prezencës së OSBE Robert Wilton.

Vlorë-Reformat e pakonsultuara me publikun janë tirani. Deklarata është bërë nga Vlora gjatë forumin rajonal për reformën e sistemit gjyqësor, nga zv/kryetari i prezencës së OSBE në Shqipëri Robert Wilton.

Robert Wilton: “Demokracia me pjesemarrje i kthen te drejtat e qytetareve në realitet .

Gjithashtu, e ben reformen me te forte. Reforma e forte bazohet ne me shume se thjeshte interesat e politikaneve. Ajo ka nevoje per ekspertizen e profesionisteve , per personat qe japin mesim dhe praktikojne drejtesine por edhe per ekspertizen e atyre qe e zbatojne ate. Mbi te gjitha, ka nevoje per zerat e qytetareve te cilet do e ndjejne veprimin e saj dite pas dite. Konsultimi me publikun kursen kohe. Nese nuk gjeni kohe per ta bere sakte heren e pare, ku do te gjeni kohe ta beni serish.”

Sesioni i radhës i konsultimit me ekspertë u mbajt në auditoret e universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, ku të pranishëm ishin studentë të fakultetit të drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat