Familja e parë shqiptare që u ngujua në një ambasadë të huaj

Shqipëria

Familja e parë shqiptare që u ngujua në një ambasadë të huaj

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 22:58

Teksa të gjithë shqiptarët sot përkujtojnë 25 vjetorin e dy korrikut 1990, ditën kur u hapen ambasadat në Tiranë, pak kush u kujtua për 6 pjesëtarët e familjes Popa nga Durrësi, të cilët pesë vite para se të niste eksodi i shqiptarëve ishin ngujuar në ambasadën italiane. Dhe ishte pikërisht protesta e tyre që përfundoi me largimin nga vendi drejt Italisë nëpërmjet një avioni të Kombeve të Bashkuara në maj të 1990, që i hapi rrugën hapjes së ambasadave të huaja në Tiranë për mijëra shqiptare te tjerë.

Familja Popa ishte internuar nga Durrësi në fshatin Kullë pasi babai i tyre ish farmacist i njohur në Durrës ishte akuzuar si bashkëpunëtor i fashistëve italiane.
Ishte data 12 dhjetor i vitit 1985 kur 6 pjesëtarët e familjes Popa mundën të futeshin në ambasadën italine në Tiranë, në të cilën do të qëndronin për plot pesë vite, duke i shkaktuar jo pak telashe regjimit komunist.

Ermioni dhe Zhaneta Popa janë pjesëtaret e vetme të familjes të mbetura gjallë, pasi dy motrat e tjera dhe dy vëllezërit që janë personazhet e kësaj historie kanë ndërruar jetë. Sot dy motrat jetojnë në Durrës në një banesë në periferi të qytetit, në kushte ekonomike tejet të vështira, teksa vizita e grupit të xhirimit të televizioni Al Report ishte një surprizë për ta.

Dy të moshuarat paraardhëse të një familjeje të njohur durrsake vendosën që të flisnin jashtë banesës për historinë me ambasadën, teksa Ermioni që po shkon pranë të 80-ve dhe mban në kokë një kapele me simbole të Partisë Demokratike rikujton për A1Report edhe njëherë atë ngjarje.

Pritja për të mbërritur në Itali zgjati plot pesë vite, ndërsa çështja u ndërkombëtarizua veçanërisht nga mediet italiane, ndërsa pas ndërhyrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së, Perez de Kuelar, qeveria shqiptare pranoi ti lejonte pjesëtarët e familjes Popa të shkonin në Itali. Ja si e kujton e moshuara këtë detaj…

Pritja për të mbërritur në Itali zgjati plot pesë vite, ndërsa çështja u ndërkombëtarizua veçanërisht nga mediet italiane, ndërsa pas ndërhyrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së, Perez de Kuelar, qeveria shqiptare pranoi ti lejonte pjesëtarët e familjes Popa të shkonin në Itali. Ja si e kujton e moshuara këtë detaj…
Pavarësisht nga roli historik që kanë mbajtur në rrëzimin e regjimit komunist, motrat Popa vazhdojnë të jetojnë në kushte miserabël, me një pension 7 mijë lekë të reja dhe të harruara nga çdo qeveri.

Kurajoja e kësaj familje, sakrifica për ti mbijetuar ngujimit 5-vjeçar brenda Ambasadës Italiane dhe insistimi i komunitetit ndërkombëtar shërbyen si një kontribut i jashtëzakonshëm në rrëzimin e regjimit komunist. Vetëm dy muaj pas fitores me largimin drejt Italisë, mijëra shqiptarë ndoqën shembullin e tyre duke vërshuar drejt ambasadave të huaja në Tiranë për të kërkuar azil politik. Ishte 2 korriku 1990, dhe lirimi i Shqipërisë nga komunizmi sapo kishte filluar. Një histori e mbushur plot me heronj, ku një hapësirë e veçantë i takon padyshim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat