Tahiri: Zgjedhjet më të ndershme të organizuara në Shqipëri

Shqipëria

Tahiri: Zgjedhjet më të ndershme të organizuara në Shqipëri

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 13:47

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të së enjtes, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u shpreh se zgjedhjet e 21 Qershorit ishin më të ndershmet që janë organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

“Këtë e kanë thënë shumica e njerëzve dhe e kanë thënë kundërshtarët tanë politikë. Nuk kishte mbetur njeri që nuk i perceptonte zgjedhjet si ditë stresi kolektive, por kjo gjë tashmë ka ndryshuar”, tha Tahiri.

Ministri nënvizoi se meritën për këtë e kanë së pari qytetarët: “Fituesit e vërtetë të zgjedhjeve janë qytetarët. Është meritë e tyre që sot mund të themi që kemi hedhur një hap përpara duke arritur standardet më të larta demokratike për zgjedhjet më të lira dhe të ndershme të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri”.

Në fjalën e tij, Tahiri falënderoi edhe kandidatët e PD-së pasi përtej të gjithave kanë arritur të japin një shembull të mirë, duke u shprehur se përveç se ishte një garë kur bëhen të gjithë bashkë, edhe zgjedhjet janë të lira e të ndershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat