FRD mbledh Asamblenë Kombëtare, Topi: Patëm rritje në zgjedhjet lokale

Shqipëria

FRD mbledh Asamblenë Kombëtare, Topi: Patëm rritje në zgjedhjet lokale

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 11:01

Partia Fryma e Re Demokratike mblodhi sot Asamblenë Kombëtare.

Kryetari i kësaj partie, Bamir Topi, deklaroi gjatë fjalës së tij se bashkimi i FRD-së me Aleancën për Shqipërinë Europiane u bë për administrimin e fitores në pushtetin vendor. Por, nënvizoi Topi, FRD-ja do të mbetet gjithmonë parti e qendrës së djathtë.

“”FRD është dhe do mbetet gjithmonë një parti e qendrës së djathtë. Ne jemi në koalicion me ASHE për administrimin e fitores në pushtetin vendorë. Ç’do gjë ka kohën dhe bëhet në vendin e vet. Një parti politike që nuk qëndron në tregun politik përfundon në memorien e pushtetit”, tha Topi.

Në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 21 Qershorit, Topi tha se në këto zgjedhje FRD-ja pati një rritje në krahasim me zgjedhjet e 2013 dhe se duke qenë një parti e parimeve të hapura është gati tashmë për zgjedhjet e 2017, ku rezultati do jetë shumë më pozitiv.

“FRD lindi si një parti dinjitoze, e vazhdoi rrugën shumë seriozisht dhe kush na kuptoi na kuptoi dheme kalimin e kohës të tjerë do na kuptojnë. Ne ruajtëm standardin e zgjedhjeve të 2013, por patëm edhe një rritje”, tha Topi.

“Ne i paraprimë kësaj vendimmarrje dhe kemi qenë pjesë e një ndarje të re territoriale sepse kjo nuk ka lidhje me interesin e një partie. Kush ecën me parime është i destinuar të fitojë”, tha Topi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat